play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Mazreku: Stikerat ndikuan pozitivisht në sigurinë në trafikun rrugor

today20/03/2023

Background
share close

Nga 16 marsi 2023, asnjë automjet nëpër rrugët e Kosovës nuk duhet të jetë pa ngjitës (stickers) i cili dëshmon se automjeti në fjalë ka të kryer procesin e regjistrimit, ashtu siç parashihet me ligjet në fuqi.

Drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimit Sami Mazreku, tha se përmes këtij projekti pritet edhe më shumë ulja e numrit të automjeteve të paregjistruara në Kosovë, që vitet e kaluara kanë qenë mbi 200 mijë automjete.

“Është vërejtur shumë se ky projekt ka qenë shumë i suksesshëm. Ende pa u bërë nj vit kemi vërejtur se ka pasur 10 deri në 15 % më pak aksidente, këtë vit presim që të kemi edhe më pak aksidente”, tha ai për RTK.

Mazreku bëri me dije zbatimi i projektit për vendosjen e ngjitëseve, është mbështetur financiarisht 100 % nga kompanitë e sigurimeve që operojnë në vendin tonë.

Drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimit Sami Mazreku, ka folur edhe për zhvillimin e sektorit të sigurimeve.

“Përherë të parë kemi një sektor stabil dhe mirë të kapitalizuar. Sipas tij kjo arritje është falë përkushtimit të guvernatorit të BQK-së, Fehmi Mehmeti dhe të kompanive të sigurimeve që operojnë në Kosovë”, tha Mazreku.

Ai ka përmendur heqjen e barrierave që kanë dëmtuar rëndë kompanitë ë sigurimeve si: Ligji për kryqin e kuq, ligji për korporata dhe së fundi heqjen e kushtëzime të tatimit në pronë.

 

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%