Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është një personazh mjaft i ndjekur në rrjetet sociale.
Ajo ka llogari zyrtare të hapura thuajse në të gjitha platformat si: Facebook, Instagram, Twitter dhe Threads.
Kur jemi te Instagrami i cili është një rrjet social shumë i përdorur nga të rinjtë, Osmani ka një ndjekje prej 153 mijë personazh.
Ndërkohë, lista e personave që ajo ndjek përbëhet prej gjithsej 168 llogarish dhe janë emra mjaft interesantë.
Nga personat që llogaria zyrtare e Vjosa Osmanit duke se ndjek në Instagram janë kryesisht personazhe të famshme nga kultura dhe sporti – shumë prej të cilëve ajo ka pasur fatin t’i takojë dhe dekorojë personalisht disa prej tyre.
Po të shohësh me vëmendje në Instagramin e saj, artistët që ajo ndjek janë: Rita Ora, Dua Lipa, Adelina Ismaili, Dafina Zeqiri, Capital T, Vesa Luma, Yllka Gashi, Blerta Basholli, Shpat Deda, Miriam Cani, Tuna, Nsaer Rafuna, Elvana Gjata, Era Istrefi, Emina Çunmulaj, 2po2, Hana Noka dhe Valdrin Sahiti.
Nga sporti, Vjosa Osmani ndjek në Instagramin e saj futbollistin e shquar shqiptar Lorik Cana si dhe futbollisten nga Kosova me famë ndërkombëtare, Kosovare Asllani.
Ndërkohë, nga llogaritë që lidhen me politikën e jashtme, presidentja ndjek faqen zyrtare të Shtëpisë së Bardhë, atë të presidentit Joe Biden, zëvendëspresidenten Kamala Harris si dhe ish-presidentin amerikan Barack Obama.
Sakaq, nga politika vendore, Vjosa ndjek disa emra si: Mimoza Kusari – Lila, Haxhi Avdyli, Doruntinë Maloku, llir Deda, Faton Peci, Xhafer Tahiri dhe Vlora Çitaku.
Por nëse flasim për politikën qeverisëse dhe Kuvendin e Kosovës, presidentja e vendit ndjek vetëm njërin nga katër udhëheqësit e partive të mëdha në vend.
Më saktësisht, ajo ndjek Lumir Abdixhikun e LDK-së, por jo edhe Albin Kurtin e VV-së (aktualisht kryeministër), Memli Krasniqin e PDK-së apo Ramush Haradinajn e AAK-së. /Telegrafi/
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)