Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Lirika Deva ka pasur një tjetër paraqitje të mirë në Lojërat Olimpike Dimërore për të “Rinj Gangwon 2024”, njofton Komiteti Olimpik i Kosovës.
Skitarja jonë zuri vendin e 27-të nga 79 garuese në disiplinën e sllallomit.
Ajo la pas vetes 51 garuese, ku 34 dolën nga shtegu. Lirika mori edhe 118.95 pikë të FIS-it.
Është ky rezultati më i mirë ndonjëherë për Kosovën në Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj.
Lirika pati kohën 1 minutë e 50.54 sekonda nga të dyja lëshimet.
Në lëshimin e dytë ishte më e shpejtë për rreth dy sekonda.
Deva garoi edhe të martën në sllallom të madh, ku u rendit e 31-ta.
Në konkurrencën e meshkujve, është dashur të paraqitet edhe Klos Vokshi, por shkaku i lëndimit të pësuar në garën e djeshme në sllallom të madh, e kishte të pamundur garimin në sllallomin e sotëm.
Me garën e sotme mbyllet edhe përfaqësimi i sportistëve tanë në LOD që po mbahen në Gangwon të Koresë së Jugut.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)