Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today23/02/2024
Shumica do të mendojnë për Parisin, por është një qytet tjetër
Kur përmenden qytetet që janë magnet për turistët, gjëja e parë që të vjen ndër mend është Parisi, Roma apo Londra.
Megjithatë, sipas “Euromonitor International”, asnjë nga këto destinacione nuk zuri vendin e parë në listën e qyteteve më të vizituara në botë për vitin 2023.
Ishte Stambolli që pati më shumë vizitorë vitin e kaluar, transmeton Telegrafi.
Qendra ekonomike dhe kulturore e Turqisë mirëpriti një numër të pabesueshëm 20.2 milionë vizitorë në vitin 2023 dhe parashikohet që ky numër të jetë edhe më i lartë në vitin 2024.
Vendi kohët e fundit lehtësoi vizat për udhëtarët nga SHBA-ja dhe Kanadaja, por edhe me pasurinë e tij të pamjeve kulturore verbuese dhe një përzierje të kulturave aziatike dhe evropiane, nuk është çudi që qyteti është kaq popullor.
Kaq shumë turizëm nuk është gjithmonë një bekim – vetëm Hagia Sophia mirëpret rreth 3.5 milionë njerëz në vit dhe hyrja së shpejti do t’u kushtojë vizitorëve 25 euro.
Londra zuri vendin e dytë në listë me 18.8 milionë, dhe duke pasur parasysh se numri i vizitorëve në qytet është rikthyer në nivelin e tij para pandemisë nuk është një surprizë e madhe. Dubai është në vendin e tretë me 16.8 milionë banorë dhe Antalia, një tjetër qytet turk, në vendin e katërt.
Lista e 10 qyteteve më të vizituara në vitin 2023 sipas Euromonitor International përfshin:
▪ Stambolli
▪ Londra
▪ Dubai
▪ Antalia
▪ Parisi
▪ Hong Kongu
▪ Bangkoku
▪ Nju Jorku
▪ Kankun
▪ Meka. /Telegrafi/
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)