Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today02/03/2023
Dua Lipa tashmë ka konfirmuar lidhjen e saj të re me regjisorin Romain Gavras.
Që kur këngëtarja e hitit “Levitating” u nda nga modeli Anwar Hadid në dhjetor të vitit 2021, ajo ka qenë e lidhur me personazhe të famshëm si muzikanti Jack Harlow dhe komediani Trevor Noah, shkruan Revista Seventeen.
Por tani ajo është parë në krahët e regjisorit të famshëm, i cili dikur ka qenë ish-i dashuri i një tjetër shqiptareje të famshme.
Më 28 shkurt, Dua u pa duke lënë shfaqjen e markës “Saint Laurent” në Javën e Modës në Paris me të dashurin e saj të ri, Romain Gavras, raportoi DailyMail.
Çifti u pa duke u mbajtur dorë për dore teksa dolën nga ngjarja të martën, dhe sipas tabloidit britanik The Sun, burimet pranë tyre thonë se ata “janë njohur në heshtje për muaj të tërë”.
“Ata kanë shijuar kalimin e kohës së bashku. Dua e di se sa e rëndësishme është të gjesh dikë që e kupton industrinë e saj. Ajo ndjen se Romain e kupton plotësisht. Ata të dy janë njerëz vërtet krijues”, tha një burim i prendshëm pranë çiftit.
Por para se të njihej me Duan, Romain Gavras ka qenë në një lidhje të gjatë në vitin 2020 me këngëtaren shqiptare me famë botërore, Rita Ora.
Pra, kush është Romain? Më poshtë ju njohim më shumë me regjisorin e famshëm i cili ka “peshkuar” vajzat më në zë të Kosovës.
Ai është regjisor
Romain është një regjisor francez, i cili së fundmi bëri regjinë e filmit “Athena” që është pjesë e Netflix. Ai ka qenë regjisor i disa klipeve të famshme muzikore si “Bad Girls” të M.I.A., “No Church in the Wild” të Jay-Z, Kanye West dhe Frank Ocean e shumë të tjera. Sipas faqes së Romain në IMDb, ai ka qenë gjithashtu pas objektivit për një numër reklamash të famshme, duke përfshirë “Coeur Battant” të Louis Vuitton, “J’adore: The New Absolu” të Dior dhe “The Corner” të Powerade.
Ai është nominuar për çmimin Grammy
Në vitin 2013, Romain u nominua dy herë për një çmim ‘Grammy’ në kategorinë “Videoja më e mirë muzikore e formës së shkurtër” për “No Church in the Wild” të Jay-Z dhe Kanye West dhe “Bad Girls” të M.I.A. Pesë vjet më vonë, në vitin 2017, ai u nominua përsëri për ‘videon më të mirë muzikore’ për “Gosh (Version 2)” të Jamie XX. Në vitin 2012, ai fitoi një çmim MTV Video Music Award për “Bad Girls” të M.I.A.
Ai është ish-i i Rita Orës
Romain ishte në lidhje me këngëtaren shqiptaro-britanike Rita Ora për gjashtë muaj përpara se të ndahej në mars të vitit 2021, sipas DailyMail. Çifti u nda për shkak të “orarit të ngjeshur të punëve përkatëse”, sipas tabloidt britanik.
“Rita dhe Romain u ndanë muaj më parë për shkak të vështirësive me angazhimet e tyre përkatëse të punës”, tha një zëdhënës për media i regjisorit. “Ata mbeten miq të ngushtë”, shtoi ai.
Ai është 41 vjeç
Romain thuhet se është 41 vjeç, gjë që e bën atë 14 vjet më të madh se Dua, e cila aktualisht është 27 vjeçe.
Ai ka lindur në Paris në vitin 1981. Sipas Fondacionit Onassis, ai është djali i regjisorit greko-francez të filmit, Kosta Gavras. /Telegrafi/
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)