Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today07/03/2022
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar që ende nuk e kanë një datë në të cilën planifikojnë aplikimin për statusin e vendit kandidat në Bashkimin Evropian. Por Kurti ka thënë se këtë do ta bëjnë sivjet dhe ka shtruar se zhvillimet e reja gjeopolitike imponojnë një përshpejtim drejt këtij hapi.
Megjithatë, Kurti ka thënë se përcaktimi i një date nuk do t’u ndihmonte përgatitjeve të qeverisë më këtë drejtim.
“Ne kemi thënë qe këtë do ta bëjmë sivjet dhe zhvillimet e reja gjeopolitike me siguri që na imponojnë një përshpejtim por nuk kemi një datë se kur do te mund të themi që do te aplikojmë për statusin e kandidatit në Bashkimin Evropian dhe as për Këshillin e Evropës. Besoj që përcaktimi i një date tash, nuk do t’u ndihmonte përgatitjeve tona dhe do te ishte objektivisht i pamundur për shkak se ka shumë punë që të arrijmë në atë pikë e në të cilën megjithatë duhet të ecim sa më shpejtë që mundet”, ka thënë Kurti.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)