play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

​Kurti mirënjohës ndaj Finlandës dhe Irlandës për mbështetjen që po i japin Kosovës

today04/07/2022

Background
share close

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot është takuar me ministren e Finlandës për Çështje Evropiane, Tytti Tuppurainen dhe ministrin e Shtetit për Çështjet Evropiane të Irlandës, Thomas Byrne si dhe delegacionet e tyre.

Shefi i ekzekutivit kosovar shprehu mirënjohje ndaj shtetit të Finlandës dhe Irlandës për mbështetjen që i kanë dhënë Kosovës në rrugëtimin e saj.

“Më lejoni ta shpreh gjithë mirënjohjen dhe falënderimin tim për mbështetjen e Finlandës dhe Irlandës, por edhe të të gjitha vendeve të BE-së. Ne e kemi këtë lidhje të dyfishtë, dypalëshe dhe përmes Brukselit. Jemi shumë të lumtur që ju kemi në Kosovë, në këto kohë të vështira, por kohë nga të cilat do të dalim edhe më të fortë se sa jemi aktualisht. Besoj se BE-ja, Finlanda, Irlanda, Ballkani Perëndimor, Republika e Kosovës, kanë shumë për t’i dhënë secilit, përvoja, bashkëpunim në rritje, tregti ekonomike, kulturë e kështu me radhë, dhe ndihmë për një Evropë dhe BE më të mirë, në aspektin e përparimit dhe mbrojtjes”, tha Kurti.

Kurse, ministrja e Finlandës për Çështje Evropiane, Tytti Tuppurainen duke shprehur mbështetjen e shtetit finlandez për aspiratat e Kosovës për të qenë pjesë e BE-së, vlerësoi edhe veprimet e Kosovës karshi Rusisë.

Tuppurianen si mike e Kosovës theksoi përkrahjen edhe për liberalizim të vizave dhe anëtarësim të Kosovës në Këshillin e Evropës.

“Unë kam qenë anëtare themeluese e grupit të miqësisë Kosova dhe tani është koha për ta përjetuar këtë miqësi në jetën reale këtu në Prishtinë. Po jetojmë kohë të paprecedentë. Kemi luftë në Evropë. Rusia ka shkaktuar një luftë të pamëshirshme e të paligjshme në Ukrainë, dhe kjo ka qenë një alarm për ne të gjithë, për të luftuar për demokracinë. Ukrainasit po luftojnë për demokraci me jetën e tyre në fushën e betejës, dhe ne duhet të jemi të bashkuar në përgjigjen tonë ndaj Rusisë. I jemi mirënjohës Kosovës e cila ka ndërmarrë veprimet për t’u harmonizuar plotësisht me politikën e sanksioneve të BE-së kur është fjala për kundërvënien ndaj Rusisë. Kjo tregon në jetën reale, përkushtimin tuaj ndaj vlerave perëndimore, sundimit të ligjit, demokracisë, dhe të drejtave të njeriut, të cilat janë elementet thelbësore të integrimit evropian. Ne mbështesim plotësisht aspiratën tuaj për të qenë pjesë e Bashkimit Evropian dhe e Bashkëpunimit Evropian. Kjo kërkon shumë punë, ka shumë për të bërë dhe ne jemi këtu për të mësuar më shumë rreth pikëpamjeve tuaja dhe angazhimit tuaj ndaj kësaj kërkese. Ne mbështesim kërkesën tuaj për liberalizimin e vizave dhe gjithashtu ju mirëpresim që të jeni anëtar i Këshillit të Evropës”, theksi ministrja Tuppurainen.

Ministri i Shtetit për Çështjet Evropiane të Irlandës, Thomas Byrne tha se Irlanda mbështet perspektivën evropiane të Kosovës.

Sipas tij, marrëdhëniet ndërmjet Irlandës dhe Kosovës janë shumë të mira.

“Ne mbështesim fuqishëm perspektivën tuaj evropiane, po ashtu edhe perspektivën tuaj ndërkombëtare. Dhe unë e di se perspektiva ndërkombëtare dhe evropiane e Irlandës ka qenë absolutisht vendimtare për përparimin tonë ekonomik dhe social gjatë dekadave të fundit. Irlanda, siç e dini, ishte vërtet e përkushtuar për paqen dhe sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë, duke përfshirë pjesëmarrjen e vazhdueshme të trupave irlandeze në KFOR. Ne jemi të gatshëm të mbështesim zhvillimin tuaj, përparimin tuaj. Mendoj se dy vendet tona janë shembuj me diaspora të mëdha. Irlanda ka udhëhequr në mënyrën se si ne angazhohemi me diasporën në mbarë botën, është shumë e rëndësishme. Ne nënshkruam një marrëveshje për taksimin e dyfishtë në vitin 2021, që përsëri është një punë normale e përditshme, mes shteteve për të siguruar që qytetarët të mos penalizohen dhe kjo ishte shumë, shumë e mirë, ishte një moment historik në marrëdhëniet tona dypalëshe. Pra, ne mezi presim të ndërtojmë mbi këtë dhe të punojmë me ju për të mbështetur aspiratat tuaja evropiane, aspiratat tuaja ndërkombëtare, ngase e di se është gjë e mirë për ju, por është gjithashtu gjë e mirë për të gjithë të tjerët dhe për stabilitetin në Evropë gjithashtu”, theksoi ministri irlandez.

Këto dy delegacione sot janë takuar edhe me zëvendëskryeministri i Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi./Reorteri/

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%