Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur para delegatëve pasi Kosovës iu dha e drejta e organizimit të Lojërave Mesdhetare.
“Ia dolëm. Faleminderit. Lajm i shkëlqyer për Kosovën dhe për gjithë ne. Mirënjohje për të gjithë që kanë mbështetur kandidaturën. E çmojmë mundësinë që na është dhënë për të bashkuar 26 anëtarët e Lojërave Mesdhetare në vendin tonë. Uroj të gjithë në Kosovë, sidomos sportistët tanë dhe komunitetin sportive. Kjo e arritur është rezultat i punës së madhe. Nuk ka të bëjë vetëm me medalje, por edhe nxitjen e miqësisë. Këto lojëra do të jenë testament i shkëlqyer i madhështisë së Kosovës dhe rajonit mesdhetar”, ka thënë Kurti, ndër të tjera.
Kosova do të jetë organizatore e Lojërave Mesdhetare të vitit 2030.
35 vota ishin pro Kosovës, nga 52 votat sa kanë qenë në procesin e votave të deklaruara, njofton Klankosova.tv.
Vendimi i sotëm rikthen organizimin e lojërave në Ballkan pas 51 vitesh, prej kur LM u organizuan në vitin 1979 në Split të Kroacisë.
Programi sportiv përmban rreth 24 sporte, me pjesëmarrjen e mbi 3300 sportistëve dhe shënon bashkëpunimin e parë mes 2 shteteve në organizim, Kosovës dhe Shqipërisë. Ngjarja ndërkombëtare multi-sportive do të ketë shtrirje në gjithë territorin e shtetit me fokus në 7 komunat kryesore si dhe në bregdetin shqiptar, në Durrës.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)