play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Kurti falënderon kancelarin Scholz për pritjen: Dy vendet tona janë të lidhura me vlera të përbashkëta

today04/05/2022

Background
share close

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka falënderuar kancelarin gjerman, Olaf Scholz, për pritjen e ngrohtë që i ka bërë sot në Berlin.

Pas takimit me kancelarin e Gjermanisë, Kurti përmes një postimi në Twitter, ka thënë se ndjehet i inkurajuar nga mbështetje e fortë e kancelarit Scholz për liberalizimin e vizave, anëtarësimin në Këshillin e Evropës, Partneritetin për Paqe të NATO-s dhe ridinamizmin e Procesit të Berlinit.

“Faleminderit kancelarit gjerman për pritjen e ngrohtë. Dy vendet tona janë të lidhura me vlera të përbashkëta të lirisë, demokracisë dhe mundësive të barabarta për të gjithë.

Ne jemi të inkurajuar nga mbështetja juaj e fortë për liberalizimin e vizave, anëtarësimin në Këshillin e Evropës, Partneritetin për Paqe të NATO-s dhe ridinamizmin e Procesit të Berlinit”, ka shkruar Kurti.

Kryeministri Kurti pas takimit që ka zhvilluar sot në Berlin me kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz, në një konferencë shtypi ka thënë se temë e parë e temë e parë e diskutimit ka qenë ajo e luftës në Evropë, “pra e invazionit dhe agresionit të paprovokuar dhe të pajustifikuar të Rusisë në Ukrainë të cilin Republika e Kosovës e dënon ashpër dhe e ka dënuar që në ditën e pare”.

“Mbi bazën e kapaciteteve tona jemi solidarizuar me popullin dhe shtetin e Ukrainës duke vendosur sanksionet në linjë me Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka thënë Kurti.

Në lidhje me dialogun me Serbinë, Kurti ka thënë se e ka njoftuar kancelarin gjerman se Kosova është pro-aktive dhe konstruktive në dialog, duke sjellë edhe propozime në linjë me vlerat e BE-së.

“Dialogu duhet të jetë i përqendruar në njohje-reciproke, pra jo në njohje që vjen në fund të një procesi të gjatë, por si dialog për marrëveshje me njohje reciproke në qendër. Pikëpamja e bindja jonë është që njohja reciproke duhet të jetë në qendër e jo në fund. Ne jemi të përkushtuar që të ecim shpejtë, të kemi rezultate konkrete dhe të bashkëpunojmë shumë”, ka thënë Kurti.

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, tha se njohja e pavarësisë së Kosovës nga Serbia është pjesë e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve midis këtyre dy vendeve.

Duke iu referuar marrëveshjes së pritur midis tyre, Scholz tha se dokumenti do të ketë shumë detaje, por se do të përfshijë edhe njohjen e Kosovës.

Scholz i bëri komentet pas takimit në Berlin me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

“Objektivi i dialogut të Brukselit [midis Kosovës dhe Serbisë] është një marrëveshje gjithëpërfshirëse, e qëndrueshme midis dy vendeve, që u hap të dyja vendeve perspektivën e [anëtarësimit në] Bashkimin Evropian dhe kontribuon për stabilitetin rajonal”, tha Scholz. /Telegrafi/

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%