Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas ratifikimit në Kuvend të marrëveshjes me MCC-në rreth projektit për energjinë elektrike.
Kurti falënderoi edhe deputetët e opozitës për votën pro, duke thënë se u dëshmua se nuk ka pozitë e opozitë për progresin e Kosovës dhe ndihmën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Nuk ka pozitë e opozitë për progresin e Kosovës dhe ndihmën e ShBA-ve. Ende pa u bërë 2/3 e një dite të vetme pas nënshkrimit të marrëveshjes në Washington DC, Kuvendi i Kosovës i kaloi 2/3 e deputetëve duke e ratifikuar atë sot.
Nëpërmjet këtij granti, bashkë po trasojmë rrugën për një të ardhme energjetike të qëndrueshme, të sigurt dhe të pastër. Një investim gjigand që do të sjellë investime të reja”, shkroi Kurti.
89 deputetë sa ishin të pranishëm sot në Kuvendin e Kosovës kanë votuar pro ratifikimit të marrëveshjes së Kosovës me MCC-në për investimin 236.7 milionë dollarë në Kosovë.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)