play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Teknologji

Kur bëhet fjalë për AI në telefona, Samsung dhe Apple thonë se “dy koka janë më mirë se një”

today25/11/2024

Background
share close

Ndërsa Inteligjenca Artificiale (AI) ka ende shumë potencial për përdorim në industrinë e telefonave, veçoritë e saj duhet të jenë të dobishme.

Si Live Translate e Samsung.

Kjo veçori e mbështetur nga AI lejon dy persona që flasin gjuhë të ndryshme të dëgjojnë një version të përkthyer të bisedës në kohë reale.

Rezultati është një telefonatë e pandërprerë, e rrjedhshme midis dy njerëzve të cilët përndryshe nuk do ta kishin idenë se çfarë po i thotë personi tjetër, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Ekzistojnë edhe veçori të tjera të dobishme me Al, si Genmoji i Apple që krijon emoji të personalizuar bazuar në përshkrimin tuaj.

Siç raportohet, tani OpenAl thuhet se është në bisedime me Samsung për të vënë në dispozicion aftësitë e AI të kompanisë për përdoruesit e pajisjeve të Samsung.

Nuk ka asnjë arsye për të mos menduar se Apple dhe Samsung do të mbështesin vetëm një platformë Al për pajisjet e tyre.

Apple ka filluar me OpenAI për Apple Intelligence, por ka pasur spekulime se është ende në bisedime me Google për shtimin e Geminit.

Samsung po e bën këtë në drejtim të kundërt, por rezultati do të jetë i njëjtë.

Ndryshe, edhe kompanitë thuhet se pajtohen me shprehjen e famshme se dy koka janë më mirë se një. /Telegrafi/

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%