play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Kryesuesi i Këshillit Prokurorial vlerëson zhvillimet teknologjike në Byronë Kosovare të Sigurimit

today07/06/2022

Background
share close

Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Jetish Maloku, ka pritur të martën në takim drejtorin ekzekutiv të Byrosë Kosovare të Sigurimit, Sami Mazreku.

Gjatë këtij takimi kryesuesi Maloku është njoftuar nga Mazreku, për aktivitetin e Byrosë Kosovare të Sigurimit të zhvilluar në 15 muajt e kaluar dhe avancimet që ka shënuar ky institucion në këtë periudhë, duke funksionalizuar edhe sistemin e Qendrës Informative të Byrosë, të njohur si “InsureX”.

Po ashtu, dy bashkëbiseduesit kanë pasur temë diskutimi krijimin e bashkëpunimit në mes të dy institucioneve, veçanërisht për shkëmbimin e përvojave profesionale mes dy institucioneve përkatëse.

Kryesuesi Maloku ka vlerësuar zhvillimet teknologjike në Byronë Kosovare të Sigurimit me zbatimin e sistemit qendror për sigurimet “InsureX”, si dhe gatishmërinë për vijimin e bashkëpunimit ndërinstitucional në fushën e shkëmbimit të të dhënave për rastet e aksidenteve në komunikacion të mundësuar përmes këtij sistemi, bazuar në nenin 24 të Ligjit Nr. 04/L-018 për Sigurimin e Detyrueshëm nga Auto përgjegjësia.

Të dy përfaqësuesit e institucioneve u shprehen të gatshëm për vazhdimin e komunikimeve drejtë formalizmit të bashkëpunimit përmes nënshkrimit të një memorandumi të bashkëpunimit, në të cilin do të përcaktohen të drejtat dhe autorizimet e palëve me qëllim të ofrimit të shërbimeve sa më të mira për qytetarët e Republikës së Kosovës.

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%