play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Teknologji

Kryebashkiaku australian mund ta padisë ChatGPT-n për shpifje

today05/04/2023

Background
share close

Një kryebashkiak australian rajonal tha se ai mund të padisë OpenAI nëse nuk korrigjon pretendimet e rreme të ChatGPT se ai kishte qenë në burg për ryshfet, në atë që do të ishte padia e parë për shpifje kundër shërbimit të automatizuar të teksteve.

Brian Hood, i cili u zgjodh kryebashkiak i Hepburn Shire, 120 kilometra në veriperëndim të Melbourne-it, nëntorin e kaluar, u shqetësua për reputacionin e tij kur anëtarët e publikut i thanë atij se ChatGPT kishte quajtur gabimisht atë si një palë fajtore në një skandal ryshfeti të huaj që përfshinte një degë të Bankës së Rezervës së Australisë në fillim të viteve 2000, transmeton Telegrafi.

Hood punoi për filialin, Note Printing Australia, por ishte personi që njoftoi autoritetet për pagesën e ryshfeteve për zyrtarët e huaj për të fituar kontrata për printimin e monedhës dhe nuk u akuzua kurrë për një krim, thanë avokatët që e përfaqësonin atë.

Avokatët thanë se i dërguan më 21 mars një letër shqetësimi kompanisë OpenAI që ka bërë ChatGPT, ku i dha 28 ditë kohë për të rregulluar gabimet në lidhje me klientin e tyre ose do të përballej me një padi të mundshme për shpifje.

OpenAI, e cila është me qendër në San Francisko, nuk i ishte përgjigjur ende letrës ligjore të Hood, thanë avokatët.

Nëse Hood bën padinë, mund të jetë hera e parë që një person ka paditur OpenAI për pretendimet e bëra nga ChatGPT, i cili është bërë jashtëzakonisht i popullarizuar qëkur u lansua vitin e kaluar. /Telegrafi/

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%