Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today08/03/2022
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot do të mbajë mbledhje ku në rend të ditës është një pikë e vetme: Shqyrtimi për votimin e përjashtimit të institucioneve zgjedhore të Rusisë dhe Bjellorusisë nga Asociacioni i Zyrtarëve Zgjedhorë Europian (ACEEEO).
Lajmin e ka konfirmuar Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i cili ka njoftuar se mbledhja e këtij institucioni do të mbahet në orën 13:30.
Më tej, Elezi ka shpjeguar se ACEEEO është e themeluar në fillim të viteve të ‘90-ta të shekullit të kaluar, pas rënies së komunizmit, me qëllimin e qartë për të forcuar institucionet zgjedhore demokratike.
“Sot, ACEEEO ekziston për të promovuar procese dhe procedura të shëndosha demokratike mes anëtarëve të saj dhe të tjerëve të përfshirë në procesin zgjedhor”, tha Elezi.
“ACEEEO përbëhet nga anëtarët institucionalë, të cilët janë institucione që merren me menaxhimin e zgjedhjeve dhe referendumeve. Aktualisht, ACEEEO ka 25 anëtarë institucionalë, pra 25 shtete të ndryshme, ku bënë pjesë edhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Republikës së Kosovës, i cili është anëtarësuar me të drejta të plota në shtator të vitit 2016”, shpjegoi Elezi.
Përveç KQZ-së së Kosovës, anëtarët aktual institucionalë të ACEEEO-s janë Trupat e Menaxhimit të Zgjedhjeve nga këto shtete: Shqipëria, Armenia, Azerbajxhani, Bjellorusia, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Gjeorgjia, Hungaria, Kazakistani, Kirgistani, Letonia, Lituania, Maqedonia e Veriut, Moldavia, Mali i Zi, Polonia, Rumania, Federata Ruse, Ukraina, Sllovakia, Sllovenia, Turqia dhe Serbia./KP/
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)