play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Sport

Kosova i ka bërë përgatitjet për ndeshjen ndaj Zvicrës

today28/03/2022

Background
share close

Trajneri i Kosovës, Alain Giresse, i shoqëruar nga mbrojtësi i krahut, Florent Hadërgjonaj, kanë dalë në një konferencë për shtyp para ndeshjes së nesërme (e martë) kundër Zvicrës.

Fillimisht, përzgjedhësi drejtoi një stërvitje në Stadion Letzigrund të Cyrihut, ku edhe do të zhvillohet takimi.

Ai e ka vlerësuar lart ekipin kundërshtar duke e quajtur si një prej skuadrave më të mira në futbollin evropian, megjithatë Kosova i ka bërë përgatitjet e duhura për këtë sfidë.

Natyrisht se nuk ka lënë pa përmendur edhe lidhjen ndërmjet dy vendeve, prandaj do të jetë një përballje emocionale,transmeton Telegrafi.

Përzgjedhësi ka theksuar se përgatitjen e ka bërë njësoj sikurse për ndeshjet tjera, porse i ka marrë të gjitha masat për një përgatitje sa më të mirë.

Të martën mbrëma, Kosova është mysafire e Zvicrës në Stadion Letzigrund të Cyrihut, në një ndeshje miqësore.

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%