play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Konfirmohet nga Këshilli i Evropës, aplikimi i Kosovës procedohet në Komitetin e Ministrave

today12/05/2022

Background
share close

Kosova ka dorëzuar zyrtarisht këtë të enjte aplikacionin për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Kërkesa e Kosovës ka nisur të procedohet në Këshillin e Evropës, këtë për Klankosova.tv e konfirmoi zëdhënësi i kësaj organizate, Daniel Holgten.

Holgten thotë se aplikimi është pranuar dhe i njëjti po i dërgohet Komitetit të Ministrave, njofton Klankosova.tv.

“Ne mund të konfirmojmë se aplikimi për anëtarësim është pranuar dhe po i transmetohet Komitetit të Ministrave në përputhje me statutin e Këshillit të Evropës”, tha ai.

Kujtojmë se pas miratimit nga Qeveria e Kosovës për nismën për anëtarësim, kryediplomatja e Kosovës, Donika Gërvalla, e dorëzoi vetë personalisht aplikimin.

Gërvalla në një adresim nga Strasburgu i Francës tha se sot nis një kapitull i ri i Kosovës.

“Sapo dolëm nga takimi me zëvendëssekretarin e përgjithshëm të Këshillit të Evropës. Në emër të Republikës së Kosovës dorëzuam kërkesën për anëtarësim në Këshill të Evropës”.

“Sot hapet një kapitull i ri për Kosovën në Këshillin e Evropës, sot fillon procedura e shqyrtimit të kërkesës sonë e cila do të kalojë nëpër instanca të ndryshme të Këshillit të Evropës, të Asamblesë Paralementare dhe Këshillit Ministrorë”.

Gërvalla, mes tjerash, thotë se kjo nisëm e sotme do të përfundojë me anëtarësim të Kosovës në Këshillin e Evropës, pasi Kosova e meriton të jetë pjesë e kësaj organizate.

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%