Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today02/11/2022
Se integrimi i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian është shndërruar në prioritetet kryesor të Gjermanisë, këtë e konfirmon edhe Udine Ruge, këshilltar për çështje evropiane të kancelarit gjerman, Olaf Scholz.
Duke iu referuar deklaratës së kancelarit Scholz me 29 gusht në samitin e mbajtur në Pragë të Republikës Çeke, këshilltari Ruge rikujton se samiti i së enjtes në kuadër të Procesit të Berlinit, është pjesë e këtij angazhimi edhe personal të kreut të qeverisë gjermane.
“Më duhet të theksoj edhe një herë se ky nuk është samit i BE-së, edhe nëse në të marrin pjesë liderët e BE-së”, rikujtoi Ruge, në një konferencë për media të mbajtur në Berlin.
Ai deklaroi se nga samiti në Bërdo në Slloveni në tetor 2021, ka një marrëveshje për mbjatjen një herë në vit të një takimi të nivelit të lartë midis BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.
“Përgatitjet për këtë samit në dhjetor sapo kanë filluar. Këtë po e përmend vetëm për të thënë se samiti i Procesit të Berlinit është ndërthurje”, u shpreh zyrtari i lartë i shtetit gjerman.
Liderët e Ballkanit Perëndimor do të mblidhen me 3 nëntor në Berlin në kuadër të Procesit të Berlinit.
Ata do të nënshkruajnë tri marrëveshje të cilat vlerësohet si i japin dinamikë të re gjendjes aktuale në këtë rajon.
Marrëveshjet që do të nënshkruhen janë për njohjen reciproke të letërnjoftimeve ndërmjet 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor, pastaj njohjen reciproke të diplomave universitare si edhe të kualifikimeve profesionale.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)