Në vendim thuhet: “Bazuar në nenin 53 pika 1 të Ligjit nr. 05/L-031 bëhet revokimi i pëlqimit nr. 07-353-/04-146960/22, me qëllim që lënda të trajtohet dhe plotësohet në bazë të Ligjit për Mbrojtjen e Natyrës nr. 03/L-233, si dhe rëndësisë kulturore të Festivalit Sunny Hill”.
Festivali “Sunny Hill” është paraparë të mbahet nga 4 deri më 8 gusht në Parkun e Gërmisë. Vendimit që të mbahej në Gërmi i parapriu një sagë që u përcoll me anulim fillimisht për shkak të telasheve me pronën në Shkabaj e më pas me marrëveshje që edhe sivjet të mbahet në Gërmi deri në zgjedhjen përfundimtare të lokacionit.
Post comments (0)