play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Komuna e Prishtinës e akuzon Ministrinë e Mjedisit për pengim në zgjidhjen e problemit me qentë endacakë

today14/04/2022

Background
share close

Siç duket, problemi me qentë endacakë nuk pritet të zgjidhet edhe aq lehtë.

Të enjten, Komuna e Prishtinës e ka akuzuar Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës për pengim në zgjidhjen e problemit me qentë endacakë.

Sipas nënkryetarit Alban Zogaj, projekti i tyre po pengohet nga ministria.

“Përderisa ne po punojmë të gjejmë një zgjidhje afatgjate, për një ndër problemet më të mëdha të qytetarëve të Prishtinës, atë të qenëve endacak, Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit, jo vetëm që nuk po ndihmon asgjë në këtë drejtim, përkundrazi është duke na penguar në këtë proces”., ka thënë Zogaj.Akuza e komunës erdhi pas vendimit që MMPHI ka shpallur të kundërligjshëm vendimin e Komunës së Prishtinës për caktimin e lokacionit të pronës për strehimin e qenve endacakë.

MMPHI-ja ka konstatuar se hyrja e vendimit për ndarjen e 10 hektarëve në Slivovë, nuk është i bazuar në Ligjin për Planifikim Hapësinor.

Kjo ministri ka kërkuar të shikohet lokacioni i planifikuar sipas dokumenteve të planifikimit hapësinor në fuqi, e që “vendimi të jetë i bazuar edhe në dokumentet e planifikimit hapësinor sipas Ligjit për planifikimin hapësinor dhe dokumentet tjera që janë të parapara me këtë ligj”.

Ministria ka kërkuar që Komuna të harmonizojë vendimin me dispozitat ligjore në fuqi brenda 30 ditësh./Telegrafi/

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%