play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Kompania “OceanGate” ofron ende udhëtime me nëndetëse drejt Titanikut

today03/07/2023

Background
share close

Përkundër faktit se nëndetësja e kompanisë OceanGate së fundmi shpërtheu dhe në këtë mënyrë shkaktoi vdekjen e pesë personave, duket se organizatorët e “udhëtimit” nuk kanë ndërmend të heqin dorë nga këto ekspedita.

Gjegjësisht, në faqen zyrtare të OceanGate ende mund të shihni oferta për udhëtime në rrënojat e Titanikut, si dhe “ekspedita” të tjera.

Çdo ekspeditë kushton 250,000 dollarë për person, ofron një zhytje nënujore, akomodim privat, trajnim të nevojshëm dhe pajisje ekspedite. Kapaciteti maksimal i nëndetëses është i kufizuar në gjashtë persona,” tha ai.

Gjithashtu, theksohet se pasagjerët në udhëtime të tilla marrin një përvojë emocionuese dhe unike.

Kompania OceanGate organizoi një udhëtim për pesë persona dhe nëndetësja humbi komunikimin me anijen dhe sipërfaqen një ditë pas zhytjes. Pas disa ditësh kërkime, u konstatua se nëndetësja kishte shpërthyer, duke i lënë pasagjerëve as edhe një milimetër mundësi mbijetese.

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%