Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today12/01/2023
Me shumicë votash, Komiteti për Liritë Qytetare, Drejtësi dhe Çështje të Brendshme (LIBE) i Parlamentit Evropian, ka votuar pro liberalizimit të vizave për Kosovën.
Kjo është bërë e ditur në një njoftim zyrtar të tyre në Twitter.
Deri më tash nga Parlamenti Evropian ka pasur mbështetje të fuqishme për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Parlamenti kishte bërë edhe presion ndaj vendeve të Bashkimit Evropian që sa më parë të miratojnë vendimin për t’i hequr vizat për qytetarët e Kosovës, të cilët janë të vetmit në rajon që nuk mund të udhëtojnë në BE pa viza.
Në dy muajt e fundit të 2022-ës ndodhën hapat që zhbllokuan procesin e ngecur të liberalizimit të vizave për Kosovën.
Tashmë në këtë vit të ri, me këtë temë do të merret Suedia, e cila që nga janari është udhëheqëse e Presidencës së Bashkimit Evropian. /Reporteri.net/
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)