play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Shëndetsi

Kombinimi që lufton gripin

today25/11/2024

Background
share close

Një filxhan çaji përveç se kënaq shqisat dhe shijen, është i pasur plot e përplot me shëndet të mirë.

Bimët me të cilat mund të përfitoni një filxhan çaji janë po ashtu të panumërta dhe shumë aromatike.

Artikulli ju sugjeron një kombinim të mrekullueshëm çaji që do t’ju mbrojë nga çdo virozë e stinës.

Do t’ju duhet vetëm pak rozmarinë, nenexhik, gjethe dafine dhe çaj mali.

Të gjithë këto erëza aromatike ndihmojnë në qetësimin e organizmin dhe rrugëve të frymëmarrjes.

Rozmarina do t’ju ndihmojë me uljen e temperaturës, gjethet e dafinës kanë veti detoksi, ato largojnë të gjitha bakteret dhe infeksionet nga trupi.

Nenexhiku ju largon dhimbjet e kokës dhe çliron frymëmarrjen ndërsa çaji i malit është një antioksidues natyral plot vlera.

Përveç këtyre vlerave, aroma që do të marrë shtëpia juaj është një proces qetësimi më vete.

Ndiqni më poshtë mënyrën e saktë të përgatitjes së këtij çaji.

Përbërësit

•3 degë çaj mali

•3-4 gjethe dafine

•2 degë rozmarine

•3-4 fletë nenexhik ose mente

Përgatitja

Për të nisur me përgatitjen, mbushni një ibrik të thellë me ujë të pijshëm.

Ndërkohë lani mirë të gjithë përbërësit e mësipërm dhe bëni gati zjarrin.

Vendoseni ibrikun në zjarr që të ziejë dhe pas disa minutash, shtoni brenda të gjithë degët dhe erëzat e përmendura në recetë.

Mbylleni ibrikun me kapak dhe lëreni të ziejë për 20 minuta, derisa të gjithë përbërësit të lëshojnë aromën e tyre karakteristike.

Kullojeni lëngun e çajit që do të ketë marrë ngjyrë kafe të errët dhe mund ta shërbeni nëpër gota.

Një mënyrë tjetër është ta hidhni direkt nga ibriku në filxhanët me të cilët do ta konsumoni.

Duke qenë se ky kombinim çaji është shumë aromatik nuk ka nevojë për ëmbëlsues, por për ata që e preferojnë këtë shije mund të shtoni edhe një lugë mjaltë lulesh./Agroweb

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%