play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Kjo pije thuhet se bën mrekulli për kollën dhe është antibiotiku më i mirë natyral

today01/08/2024

Background
share close

Ky është antibiotiku më i fortë natyral që ekziston dhe përgatitet me tre përbërës që i keni edhe në shtëpi.

Vetëm një lugë i këtij shurupi rrit imunitetin tuaj me 200 për qind dhe eliminon viruset dhe bakteriet që shkakton kollën, sipas një video që u bë virale në internet.

Por çfarë ju duhet për të përgatitur këtë ilaç?

Për të përgatitur këtë kurë natyrale ju duhen qepë të kuqe, hudhër dhe mjaltë.

Fillimisht merrni dhe prisni qepën. Qepët përmbajnë kuercetinë, një përbërës që ndihmon në luftimin e gripit, kollës, bajameve, astmës dhe alergjive në mënyrë natyrale

Pastaj merrni katër thelpinj hudhre. Kur prisni një thelpi hudhër ajo çliron alicinë një përbërje squfuri me veti të mëdha antimikrobiale dhe antivirale, kjo do të ndihmojë shumë në forcimin e sistemit tonë imunitar.

Vendosni përbërësit në një enë të thellë dhe shtoni rreth 12 lugë mjaltë. Mjalti është shumë efektiv në reduktimin e inflamacionit të rrugëve të frymëmarrjes dhe duke liruar menjëherë kollën.

Përzieni masën për disa minuta, në mënyrë që përbërësit të lirojnë vetitë e tyre. Vendosni një kapak dhe lëreni të zbutet për gjashtë orë gjatë natës.

Të nesërmen kullojeni dhe mund ta përdorni si ilaç.

Një lugë gjelle për të rriturit dhe një lugë çaji për fëmijët, kryesisht para gjumit; do të shihni menjëherë lehtësimin.

Masën të cilën e keni përgatitur mund ta ruani në frigorifer për shtatë ditë. /Telegrafi/

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%