play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Shëndetsi

Kjo përzierje frutash është ilaç për gurët në veshka

today16/02/2024

Background
share close

Nëse nuk jeni njëri prej tyre sigurisht keni dëgjuar për njerëz që kanë gurë në veshka në një periudhë të jetës së tyre.

I njohur në botën mjekësore si “nephrolithiasis”, ai është një material i fortë kristalor i përbërë prej materialeve që gjenden natyrshëm në urinë.

Prania e tij zakonisht nuk shkakton simptoma deri në momentin që lëviz nga veshka drejt traktit urinar.

Për t’u përballur me këtë problem, duhet të pini sa më shumë ujë dhe të qëndroni larg ushqimeve që përmbajnë oksalate.

Por gjithashtu mund të provoni këtë lëng të shijshëm frutash i cili, sipas studimeve, ka dhënë provat se shpërbën gurët e vegjël, duke parandaluar që ata të rriten më tej e të shkaktojnë simtpoma si dhimbje të forta, gjak në urinim, të vjella apo urinim të shpeshtë.

Për të përgatitur një pije të tillë ju nevojiten:

1 limon

1 portokall

1 mollë

4 feta shalqi

Për ta përgatitur, si fillim duhet të prisni në feta mollën dhe portokallin dhe t’i hidhni në blender.

Mos harroni të shtoni fetat e shalqirit dhe lëngun e një limoni të shtrydhur. Shtoni dhe disa kuba akulli dhe miksojeni përbërjen deri sa të homogjenizohet.

Përgatiteni 1-2 herë në ditë. Acidi citrik i gjendur tek molla, limoni e portokalli është efektiv në shpërbëjren e gurëve, sidomos atyre të shkaktuar nga akumulimi i tepër i kalciumit. Kurse shalqiri ndihmon gjithashtu në shpërbërjen e gurëve.

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%