play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Show Biz

Kjo është kënga e ‘Spice Girls’ që Victoria Beckham nuk do ta këndonte më kurrë

today09/02/2022

Background
share close

Mos harxhoni kohë nga jeta juaj duke i kërkuar Victoria Beckham të këndojë një këngë nga repertori i ‘Spice Girls’ pasi ajo nuk do ta bëjë kurrë këtë gjë. Gjatë një interviste për “theSkimm’s podcast” ajo u shpreh se ndër të gjitha hitet e grupit ‘Spice Girls’ ajo nuk do të performonte kurrë “Wannabe”.

“E shijoja në atë kohë. E di çfarë, nuk do ta këndoja kurrë atë këngë pasi tashmë nuk tingëllon më si më parë. Kjo është arsyeja. Mund ta këndojë dikush tjetër në vendin tim.”-u shpreh Victoria.

Edhe pse Victoria ka vendosur që të lë pas kohën kur ishte pjesëtare e grupit më të famshëm asokohe, ajo shprehet se nuk i ndahet zemra nga pjesëtaret e tjera, Mel B, Mel C, Geri Halliwell dhe Emma Bunton. Nëna e katër fëmijëve tregoi se si grupi e mësoi atë të mos dorëzohej asnjëherë.

“Mendoj që duhet me patjetër të punosh fort dhe kështu më pas rezultati do të jetë i kënaqshëm. Ndërkohë që isha me ‘Spice Girls’, muzika ishte e mirë. Meloditë dhe tekstet e bënë muzikën e mirë.”-u shpreh Beckham.

Victoria Beckham, tashmë është një nënë e përkushtuar e katër fëmijëve, të cilët i ndan me bashkëshortin e saj, David Beckham. Ajo është një sipërmarrëse e suksesshme e linjës së kozmetikës dhe modës të krijuar po nga ajo vetë. Përsa i përket zhvillimit të biznesit të saj, ajo shprehet po me të njëjtin këndvështrim. Suksesin e saj ia dedikon një pune të palodhur dhe të qenurit origjinal në tregun e madh ndërkombëtar.

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%