Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Salme Nummela është një grua 82-vjeare, të cilës i pëlqen taekwondo dhe madje është e pajisur me rripin e zi në këtë sport.
Sipas BBC, përcjell Telegrafi, finlandezja filloi të merrej me taekwondo nga mosha 75-vjeçare, dhe besohet të jetë personi më i vjetër në botë që fitoi rripin e zi.
“Shtatë vjet më parë po i çoja nipërit e mi në trajnimet për taekwondo. Isha ulur dhe shikoja fëmijët se çfarë po bënin. Tarja e cila ishte mësuese erdhi dhe më pyeti nëse isha e interesuar për ta mësuar taekwondo-n. Unë në fillim thash, ‘jo, kurrë’. Herën tjetër më pyeti përsëri dhe pastaj fillova trajnimet”, thotë 82-vjeçarja.
“Unë nuk kërcej shumë mirë, por më pëlqen gjithçka.
Nummela merr pjesë në trajnime tri herë në javë.
“Trupi im është bërë më i fuqishëm dhe memoria ime është përmirësuar. Janë 3,000 teknika në taekwondo dhe ne duhet t’i mësojmë mirë këto teknika”, thotë ajo.
Vetëm 2 për qind e njerëzve që e fillojnë taekwondon mund të arrijnë të bëjnë progres për ta fituar rripin e zi. /Telegrafi/
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)