play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Kuriozitete

Këto janë dhjetë gjallesat më të vjetra në Tokë

today11/02/2022

Background
share close

Nga trëndafili 1200-vjeçar, sfungjerët e detit 15 000-vjeçar, te pylli 80 000-vjeçar, këto janë dhjetë gjallesat endemike më të vjetra dhe më unike në Tokë.

10. Zogu i egër, Wisdom: Rreth 70-vjeçar

Wisdom, zogu më i vjetër i konfirmuar në botë, është të paktën 70 vjeç. Mendohet se ky shpend i llojit albatros, ka kryer më shumë se tre milionë milje fluturim – gjashtë herë më shumë se rruga vajtje-ardhje nga Toka në Hënë – si dhe i ka mbijetuar një tcunami të fuqishëm. Wisdom ndodhet sot në skajin verior të arkipelagut të Havait.

9. Breshka Jonathan: 190-vjeçar

Jonathan, banori më i dashur i Shën Helenës – një ishull i vogël në Atlantikun e Jugut – lindi rreth vitit 1832, pesë vjet përpara kurorëzimit të mbretëreshës Viktoria. Gjiganti i butë zvarranik, e ka origjinën nga ishujt Seychelles në Oqeanin Indian, por u dërgua në Atlantik si një dhuratë për guvernatorin e Shën Helenës në vitin 1882. Që atëherë, Jonathan endet në rezidencën e guvernatorit, së bashku me breshka të tjera gjigante dhe mysafirë të shumtë.

8. Trëndafili që lulëzon: Përafërsisht 1200-vjeçar

I njohur si Trëndafili i Mijëvjeçarit, një kaçubë e lartë trëndafili në Gjermani, mendohet se është mbjellë në vitin 815. Kjo bimë, ndodhet pranë katedrales katolike kushtuar Shën Marisë në Hildesheim, një fshat i bukur mesjetar i shquar për kishat e tij të lashta. Përveç bukurisë dhe vjetërsisë, trëndafili njihet për historinë e veçantë pasi i rezistoi bombardimeve të Luftës së Dytë Botërore, të cilat e kthyen katedralen në gërmadha. Mirëpo trëndafili, një Rosa Canina mbijetoi, vazhdoi të lulëzonte, dhe tani rritet më shumë se 30 metra pranë kishës së restauruar.

7. Pema 2300-vjeçare

Pema e fikut nën të cilën qëndroi Siddhartha Gautama në Indi, është zhdukur prej kohësh, por një degë e këputur prej kësaj peme dhe e mbjellë nga një besimtar në Sri Lanka, rreth vitit 250 p.e.s, rritet sot si një nga pemët më të shenjta nga bota budiste. Jaya Sri Maha Bodhi, Ficus religiosa, ka mirëpritur pelegrinë nga e gjithë bota që e vizitojnë atë, veçanërisht në ditët e hënës së plotë. Pema ndodhet në Kopshtet Mahamevnawa në Anuradhapura, Sri Lanka.

6. Ulliri 2500-vjeçar

Rreth 2000 ose 3000 vite më parë, përpara ngritjes së Greqisë klasike, në ishullin mesdhetar të Kretës, mbiu një pemë ulliri që edhe sot prodhon sasi të mëdha ullinjsh. Një muze që nxjerr në pah teknikat tradicionale të vjeljes së ullirit të Kretës, u hap pranë kësaj peme. Kreta dikur ishte selia e qytetërimit Minoan, i cili lulëzoi në antikitet nga tregtia e vajit të ullirit.

5. Bima e Egër: Përafërsisht 3000-vjeçare

Yareta ose llareta, disa njolla të gjelbra që i ngjajnë gurëve të mbuluar me myshk, në fakt janë shkurre me lule që i bëjnë ballë në mënyrë perfekte, kushteve të lartësisë së maleve të Andeve në Peru, Bolivi, Kilin verior dhe Argjentinën perëndimore. Për shkak të ritmit të tyre të ngadaltë të rritjes, shkurret më të mëdha mendohet të jenë rreth 3000 vjet të vjetra. Duke pasur parasysh dendësinë e tyre, një kaçubë e tillë mund të mbajë lehtësisht peshën e një njeriu. Yareta është përdorur shpesh  si lëndë djegëse, por për fat të mirë, qeveritë e Amerikës së Jugut janë mbledhur për të mbrojtur speciet e rrezikuara.

4. Pisha 5000-vjeçare

Methuselah, një pishë halore në Malet e Kalifornisë, mendohet se është e vjetër rreth 5000 vjet, duke e bërë atë organizmin e gjallë të paklonuar, më të vjetër në Tokë. I emëruar sipas një figure të Dhiatës së Vjetër, vendndodhja e saktë e Pinus longaeva, mbetet një sekret shkencor, por ju mund të endeni pranë bashkëmoshatarëve të tij të lashtë, disa prej të cilëve mund të jenë edhe më të vjetër, ndoshta shumë më të vjetra edhe se piramidat egjiptiane.

3. Sfungjerët e detit, 15 000-vjeçarë

Sfungjerët e vullkanit të Antarktidës, Anoxycalyx joubini, ngjasojnë me disa vullkane në miniaturë dhe mosha e tyre vlerësohet duke u bazuar në madhësinë fizike të sfungjerëve të cilët rriten shumë pak, çdo vit. Ata qëndrojnë në thellësi, së bashku me krijesa të tjera të çuditshme, si krimba të egër që jetojnë brenda sfungjerëve, si dhe tufa me yje deti. Vetëm zhytësit profesionistë mund ta eksplorojnë këtë botë përrallore nënujore.

2. Pylli 80 000-vjeçar

Një pyll i përbërë nga më shumë se 50 000 pemë, por që kanë një sistem të vetëm rrënjor, duke u konsideruar një organizëm i vetëm, vlerësohet të jetë gati 80 000-vjeçar. Kjo koloni mbulon më shumë se 100 hektarë.

1. Pylli i detit: Përafërsisht 200 000-vjeçar

Sipas studimeve gjenetike, një livadh me bar nënujor në Spanjë, renditet si organizmi më i vjetër i njohur në Tokë. Posidonia oceanica, i njohur si bari i Neptunit, është një lloj endemik në Detin Mesdhe, dhe mendohet se është 200 000 vjet i vjetër.

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%