play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Keni problem të flini? Aplikoni këto metoda përpara se të nevrikoseni

today01/03/2024

Background
share close

Për një arsye ose tjetër, në shumicën e rasteve e kemi mjaft të vështirë të biem në gjumë edhe pas një dite të lodhshme e stresuese.

Ekzistojnë një sërë faktorësh pse nuk mund të flemë, por, puna e stresi dhe zakone të tjera të përditshme ndikojnë në cilësinë e gjumit.

Por, si mund ta reduktoni këtë dhe çfarë mund të bëni kur rrotulloheni herë në një anë e herë nga ana tjetër.

Kur jeni në një pikë që nuk mund të flini, ka disa gjëra që mund të bëni, shkruan Health. Por, cilat janë ato?

Përqendrohuni në frymëmarrje: Një mënyrë tjetër për të qetësuar mendimet tuaja mund të jetë përmes ushtrimeve të thjeshta të frymëmarrjes. Frymëmarrja e thellë dhe e ngadaltë mund të jetë e dobishme nëse jeni të shqetësuar ose të stresuar për diçka.

Ngrihuni nga shtrati: Nëse qëndroni zgjuar për më shumë se 20-30 minuta, duhet të ngriheni nga shtrati dhe të bëni diçka të qetë, për t’ju ardhur gjumi.

Dëgjoni një podkast: Podkastet ose audio-librat mund të jenë alternativa të mira ndaj leximit nëse nuk dëshironi të ndizni dritën ose të lodhni sytë. Vetëm mos harroni të gjeni një temë që nuk është shumë emocionuese apo shqetësuese.

Provoni të shkruani diçka: Disa zbuluan se shkrimi i një liste të gjatë dhe të detajuar të detyrave të ardhshme i ndihmoi njerëzit të bien në gjumë shumë më shpejt se ata që shkruanin për detyrat që i kishin kryer tashmë atë ditë.

Lexoni një libër: Meqenëse ekranet digjitale mund të prishin më tej gjumin për shkak të dritës blu që lëshon, leximi i një libri fizik mund të jetë një alternativë e shkëlqyer kundrejt leximit përmes pajisjeve elektronike. /Telegrafi/

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%