play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Show Biz

Kanye West kërkon të pajtohet me Kim Kardashianin: Londër e di si ndjehesh, e humba edhe unë Mbretëreshën time

today26/09/2022

Background
share close

Këngëtari Kanye West duket se është ende i dashuruar në ish-bashkëshorten e tij, Kim Kardashian dhe së fundmi e ka krahasuar atë me Mbretëreshën Elizabeth II.

West tha se e di se si duhet të ndihen njerëzit e Londrës pas vdekjes së Mbretëreshës së Anglisë, sepse edhe ai humbi mbretëreshën e tij.

“Londër”, shkroi reperi. “E di se si ndihesh. “E humba edhe unë mbretëreshën time”.

West, 45 vjeç, nuk e bëri të qartë nëse i referohej Kardashian, 41-vjeçare, por të gjitha shenjat tregojnë këtë.

A mund ta kthejë Kanye West – Kim Kardashianin?
Artisti me sa duket kohët e fundit është përpjekur të pajtohet me ish-bashkëshorten e tij, meqë ndau një foto të saj në Instagram – por pa ndonjë përshkrim.

Kanye ka folur më parë për marrëdhënien e tij si bashkë-prindër me Kardashian dhe u emocionua kur komentoi ndarjen e yllit nga komediani Pete Davidson.

Postimi i tij në rrjetet sociale, edhe pse pak prekës për njerëzit e Anglisë që janë duke vajtuar akoma vdekjen e Mbretëreshës, është e dhëna më e fundit se si ndihet West.

Është e mundur që Kardashian t’i japë një shans tjetër, por deri në një reagim nga bukuroshja mbetet të shihet se si do të jetë ecuria e ngjarjes.

Ata i dhanë fund marrëdhënies së tyre në vitin 2020, gjersa Kim u bë zyrtarisht beqare në mars 2022.

Ylli i “The Kardashians” këtë vit ka qenë duke shijuar një lidhje dashurie me artistin e “Saturday Night Live”, por u ndanë pas nëntë muajsh së bashku.

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%