Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Dje (e diel) u mbajt ceremonia e përmbylljes së edicionit të 14-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit – PriFest.
Në kuadër të çmimeve të ndara, ai për regjisoren më të mirë shkoi për Kaltrina Krasniqin.
Kjo e fundit pati një sukses të jashtëzakonshëm me filmin “Vera Andrron Detin”, meqenëse ishte pjesëmarrëse nëpër festivale të ndryshme nëpër botë.
Ky film bëri hapjen e këtij festivali, i cili sivjet mbante moton “For Her” në nderim të producentes së ndjerë, Vjosa Berisha, e cila ishte edhe drejtoreshë e ngjarjes vjetore.
Çmimin kryesor “Vjosa Berisha” e mori filmi “Virgjëresha Shqiptare” me aktore kryesore Rina Krasniqin.
Krasniqi gjithashtu u shpall ‘aktorja më e mirë’ në PriFest.
Festivali nisi më 20 shtator dhe vazhdoi deri më 25 shtator me prezantimin e një sërë filmash të njohur.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)