play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Johnson i mbijeton mocionit të mosbesimit

today07/06/2022

Background
share close

Kryeministri britanik, Boris Johson, i ka mbijetuar mocionit të mosbesimit, duke siguruar mbështetje të mjaftueshme të partisë së tij për të qëndruar në postin e kryeministrit.

I njohur për aftësinë e tij për të tejkaluar skandalet, Johnson u përball me kritika të shumta pas zbulimeve se ai dhe stafi i tij vazhdimisht kishin organizuar ndeja në kohën kur në shtet kishte pasur kufizime për pandeminë e koronavirusit.

Johnson fitoi mbështetjen e 211 nga 359 deputetët konservatorë, më shumë se shumica e thjeshtë që i duhej për të qëndruar në pushtet, por megjithatë 148 deputetë votuan që ai të largohej nga kjo pozitë.

Ky mocion shfaq shenja për ndarje të thella në mesin e konservatorëve, vetëm tre vjet pasi Johnson udhëhoqi partinë e tij në fitoren në të madhe në zgjedhje që është shënuar në dekada.

Mocioni u ngrit pasi zyrtari i Partisë Konsernatore, Graham Brady, njoftoi të hënën se kishte pranuar letra që bënin thirrje për mbajtjen e mocionit të mosbesimit nga të paktën 54 deputetë konservatorë. Disa orë më pas, ligjvënësit shkuan në Parlament për të votuar për këtë çështje.

Pas kësaj, zyra e Johnsonit tha se ai kishte mirëpritur votimin “si mundësi për t’i dhënë fund spekulimeve disamujore dhe për t’i mundësuar Qeverisë që të vazhdojë punën”.

Johnson u është adresuar ligjvënësve konservatorë të hënën në Parlamentin britanik, duke u zotuar “se unë do t’iu udhëheq sërish drejt fitores”.

Johnson është zgjedhur në postin e kryeministrit në korrik të vitit 2019. Para se të zgjidhej kryeministër ai kishte mbajtur disa pozita politike. Ai ka qenë kryetar i Londrës dhe sekretar i Jashtëm.

Paraardhësja e tij, Theresa May, po ashtu kishte arritur më 2018 që t’i mbijetonte një mocioni mosbesimi, por më pak se gjashtë muaj më pas kishte dhënë dorëheqje nga posti i kryeministres.

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%