play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Jasharaj: Nëse qeveria nuk reflekton, 1 shtatori do t’i gjejë nxënësit në shtëpi

today30/08/2022

Background
share close

Kryetari i Këshillit Grevist të BSPK-së, Rrahman Jasharaj, ka thënë se qeveria nuk reflekton, 1 shtatori do t’i gjejë nxënësit në shtëpi e mësimdhënësit në grevë.

“Greva ka rrjedh të mbarë dhe greva do të duket edhe në opinion edhe më e fuqishme më 1 shtator ngase karshi kolegëve të vet në SBAShK, në çerdhe dhe arsim që po qëndrojnë në vende pune, por janë në grevë dhe s’kryejnë asnjë detyrë që ka të bëjë me ta, 1 shtatori fatkeqësisht nëse vazhdohet kështu me tekat e qeverisë, nxënësit do t’i gjejë në shtëpi e mësimdhënësit në grevë e cila do të vazhdojë deri në realizimin e kërkesave tona”.

Në konferencën e jashtëzakonshme, ai tutje tha se kanë vizituar komunat për të parë nga afër gjendjen, dhe njoftoi se ajo po mbahet në mënyrë dinjitoze.

“Sa i takon grevës, rrjedhjes së saj, jemi duke vizituar komunat për të parë nga afër gjendjen, për t’i lutur anëtarësinë tonë që grevën ta mbajnë siç dinë dhe po e mbajnë në mënyrën më dinjitoze të mundshme. Mesazhi i tyre është që ne të qëndrojmë dhe ne ua kemi dhënë besën dhe do të qëndrojmë sepse ata kanë thënë se janë në rrugë të Zotit dhe kërkesat e tyre janë legjitime. Këtë e thash për ta hequr një mëdyshje që qeveria Kurti po mundohet ta publikojë se nuk është vullnet i grevistëve por janë të diktuar. Greva do te zgjasë sa të thonë ata ose do të zgjasë deri në momentin deri qeveria të ndryshojë qasjen ndaj dialogut dhe sindikatave dhe të ulet sepse zgjedhje ka”, tha ai, njofton Klankosova.tv.

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%