play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Shëndetsi

Ja si ndikon koha e ngrënies në shëndetin mendor të njerëzve

today24/11/2023

Background
share close

Koha e ngrënies së ushqimit, mund të ndikojë mbi shëndetin mendor të njerëzve, përfshirë nivelet e humorit të lidhura me depresionin dhe ankthin, ka zbuluar një studim. Ekspertët nga “Brigham and Women’s Hospital”, kryen një studim që simulonte punën gjatë natës, dhe më pas testoi efektet e të ngrënit gjatë ditës dhe natës, përkundrejt ngrënies vetëm gjatë ditës.

Ekipi zbuloi se midis pjesëmarrësve në grupin që hante ditën dhe natën, nivelet e humorit të ngjashëm me gjendjen depresive u rritën me 26 për qind, ndërsa nivelet e humorit të ngjashme me ankthin 16 për qind.

Pjesëmarrësit në grupin e atyre që hanin vetëm gjatë ditës nuk e përjetuan këtë rritje, gjë që sugjeron se koha e ngrënies mund të ndikojë shumë në luhatjen e humorit tek njerëzit.

“Të dhënat tona ofrojnë prova në lidhje me kohën e ngrënies së ushqimit, si një strategji e re për të minimizuar potencialisht luhatjen e humorit tek individët që përjetojnë mospërputhje qarkore, siç janë njerëzit që punojnë në turnin e natës, që përjetojnë vonesa në udhëtimin me avion apo që vuajnë nga çrregullime të ritmit cirkadian“- deklaroi njëri nga ekspertët FrenkShir, Drejtor i Programit të Kronobiologjisë Mjekësore në Divizionin e Gjumit dhe Çrregullimeve Cirkadiane në “Brigham and Women’s Hospital”.
Punëtorët me turne, përbëjnë deri në 20 për qind të fuqisë punëtore në shoqëritë industriale,dhe janë direkt përgjegjës për shumë shërbime spitalore, punët në fabrika dhe shërbimet e tjera thelbësore. Ata përjetojnë shpesh një mospërputhje midis orës së tyre qendrore cirkadiane në tru dhe sjelljeve të përditshme, si ciklet e gjumit/zgjimit dhe agjërimit/ngrënies. Ata janë gjithashtu 25–40 për qind më të rrezikuar të preken nga depresioni dhe ankthi. Për të kryer studimin, Shir dhe kolegët rekrutuan 19 vullnetarë (12 burra dhe 7 gra) për studimin e tyre. Pjesëmarrësit u detyruan të qëndronin për 4 “ditë” 28-orëshe nën një mjedis të ndriçuar nga një dritë e zbehtë.

“Ditën e katërt, ciklet e tyre të sjelljes u përmbysën me 12 orë, duke simuluar punën e natës dhe duke u shkaktuar mospërputhje në ritmet cirkadiane. Pjesëmarrësit u ndanë rastësisht në njërin nga dy grupet:Grupi i Kontrollit i Vakteve të Ditës dhe Natës, që konsumonte ushqim sipas një cikli 28-orësh (pra ngrënie gjatë natës dhe ditës, gjë që është tipike për punëtorët qëturnit të natës) dhe Grupi i Ndërhyrjes vetëm për Vaktet Ditore, që konsumonte vakte në një cikël 24-orësh (pra duke ngrënë vetëm gjatë ditës).

Ekipi vlerësoi çdo orë nivelet e humorit të ngjashëm me depresionin dhe ankthin. Ai zbuloi se koha e vaktit ndikonte ndjeshëm në nivelet e humorit të pjesëmarrësve. Gjatë ndërrimit të simuluar të turneve (dita 4), ata që ishin në Grupin e Kontrollit të Vakteve të Ditës dhe Natës,kishin nivele të humorit të ngjashëm me depresionin dhe ankthin, krahasuar me ditën e parë.

Ndërkohë ata në grupin e dytë nuk treguan asnjë ndryshim në humorin e tyre. Gjithsesi,kërkohen studime të mëtejshme për të përcaktuar nëse ndryshimet në kohën e ngrënies, mund të ndihmojnë ata që përjetojnë çrregullime depresive dhe të ankthit.

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%