play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Art dhe Kulturë

Iva Lulashi, artistja që prezanton Shqipërinë në Bienalen e Artit në Venecia

today13/03/2024

Background
share close

Shqipëria prezantohet këtë vit në Bienalen e Artit në Venecia me artisten Iva Lulashi, që është shkolluar në qytetin e ndërtuar mbi ujë. Kjo e bën më të ngushtë lidhjen mes dy kulturave në ekspozitën e këtij edicioni të 60-të që mbahet nën temën “Të huaj kudo”.

“Pavjoni shqiptar këtë vit do të jetë i lidhur ngushtë me Venecian, qytetin e ujit, qelqit e dashurisë” … E përshkruan në këtë formë kritika italiane pjesëmarrjen e Shqipërisë me Iva Lulashin në edicionin e 60-të të Bienales Ndërkombëtare të Artit në Venecia, që kurohet nga Adriano Pedrosa.

Artistja u lind në Shqipëri por u shkollua në Venecia dhe vepra e saj “Love as a glass of Water”, përpos rrugëtimit artistik e jetësor, është në simbiozë me temën e ekspozitës “Të huaj kudo”. Të qenit të huaj në një qytet ku kushdo mund të ndihet qytetar apo anasjelltas.

Projekti i artistes shqiptare “Love as a Glass of Water” , që kurohet nga kritiku italian Antonio Grulli merr shkas nga teoria e “gotës së ujit”, që i përket periudhës para revolucionit rus dhe lidhet me mendimtaren revolucionare feministe Alexandra Kollontai. Kjo teori lidhet me idenë e revolucionit seksual, ku impulset shihen si një nevojë e thjeshtë njerëzore që duhet përmbushur me lehtësinë e pirjes së një gote uji. Ide që u penguan në atë kohë nga aparati politik revolucionar.

Kuratori Grulli e quan absurd faktin që ende sot “tema si dashuria dhe dëshira seksuale zënë një pjesë shumë të vogël në artin që prodhohet sikur të bëhej fjalë për tabu , apo si çështje të lehta, jo të denja për vëmendje”.

Dashuria, dëshira, sidomos ajo femërore, instinkti janë në qendër të veprës së Lulashit, ku shtron pyetjen: Perse ndjenja kaq thelbësore, që i japin kuptim apo rrënojnë ekzistencën tonë, madje edhe më shumë se çështjet politike, trajtohen kaq pak nga artistët?

Në veprën e saj ndërthuret tradita piktoreske shqiptare, duke i mëshuar figurave të rëndësishme të njohura ndërkombtarisht dhe rrugëtimit të saj artistik në Itali.

“Love as a glass of Water” inaugurohet në 19 prill, ndërsa ekspozita Ndërkombëtare që mbahet në Arsenal, do të jetë e hapur për publikun nga 20 prilli deri në 24 nëntor./Shqiptarja.com/KultPlus.com

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%