play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

“Iron Wolf”- Pamje mahnitëse nga ushtrimet fushore të FSK-së

today27/10/2023

Background
share close

Forca e Sigurisë së Kosovës po realizon ushtrimin fushorë “Iron Wolf”në kuadër të planit vjetor të aktiviteteve me qëllim të testimit dhe validimit të kapaciteteve të Regjimentit të parë të Forcave Tokësore për Operacionet e Stabilitetit.

Operacionet e Stabilitetit realizohen me qëllim të kthimit të gjendjes normale në terrenet ku ndodhin operacionet në fatkeqësive natyrore po edhe të konflikteve tjera, dhe përmbajnë, kontrollin mjekësore të popullatës në zonat e prekura, operacionet dhe ndihmat humanitare, ushqime, ujë, veshmbathje e gjëra tjera të nevojshme si dhe dorëzimin e zonës autoriteteve civile vendore për të menaxhuar situatën pas operacioneve të stabilitetit.

Ushtrimi fushor “Iron Wolf” ka filluar me Procesin e Vendimmarrjes Ushtarake në nivel Regjimentit, ka vazhduar me javën akademike dhe nga data 25-27.10.2023 është duke u realizuar ushtrimi fushor në poligonin e stërvitjes ushtarake në Babaj të Bokës dhe Aeroportin e Gjakovës drejtuar nga Qendra Operative e Bashkuar me pjesëmarrjen e të gjitha sindikatave që ishin pjesë e planifikimit.

I gjithë procesi i realizimit të ushtrimit fushorë “Iron Wofl” është drejtuar dhe udhëhequr nga zëvendëskomandanti i FSK-së, gjeneral major Enver Cikaqi.Nga afër realizimin e ushtrimit fushor e kanë vizituar Ministri i Mbrojtjes, z. Ejup Maqedonci, drejtori i NALT-it, gjeneral brigade Ralf Peter Hammerstein, të cilët vlerësuan lartë punën dhe përkushtimin e pjesëtarëve të FSK-së, duke ofruar mbështetjen e tyre në përmbushjen e misionit të FSK-së.

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%