play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Teknologji

Irani heq ndalimin e WhatsApp dhe Google Play

today27/12/2024

Background
share close

Autoritetet iraniane kanë hequr një ndalim për Meta, platformën e mesazheve WhatsApp dhe Google Play, si hapi i parë për të pakësuar kufizimet e internetit.

Republika Islamike ka disa nga kontrollet më të rrepta për aksesin në internet në botë, por blloqet e saj në rrjete sociale me bazë në SHBA si Facebook, Twitter dhe YouTube anashkalohen në mënyrë rutinore nga iranianët me njohuri teknologjike që përdorin rrjete private virtuale, shkruan Reuters.

“Është arritur një votë e shumicës pozitive për të hequr kufizimet në aksesin në disa platforma të huaja të njohura si WhatsApp dhe Google Play”, njoftoi agjencia zyrtare e lajmeve iraniane IRNA, duke iu referuar një takimi për këtë çështje të kryesuar nga presidenti Masoud Pezeshkian.

“Sot është ndërmarrë hapi i parë në heqjen e kufizimeve të internetit”, citoi IRNA të ketë thënë ministri iranian i Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit Sattar Hashemi.

Ndryshe, platformat e rrjeteve sociale u përdorën gjerësisht në protestat antiqeveritare në Iran.

Në shtator, SHBA i bëri thirrje Big Tech për të ndihmuar në shmangien e censurës në internet, përfshirë Iranin. /Telegrafi/

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%