Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Përpjekjet e Instagramit për të konkurruar me TikTok po rriten me lëvizjen e fundit nga platforma e blogjeve.
Sipas një “screenshoti” që Matt Navarra e postoi në Twitter, Instagram-i ka filluar që të testoj kthimin e çdo videoje të postuar në Instagram në Reels, në mënyrë që të arrijë një audiencë më të madhe në Instagram dhe Facebook.
Në një e-mail të dërguar për TechCrunch, një zëdhënës i Meta shkroi: “Ne po e testojmë këtë veçori si pjesë e përpjekjeve tona për të thjeshtësuar dhe përmirësuar video eksperiencën në Instagram”.
Instagram Reels për herë të parë u bë e qasshme në SHBA në gusht të vitit 2020, dhe shihet se ka një angazhim në përdorimin e Reels, format i videove të shkurta.
Në screenshot shihet mesazhi i Instagram, ku shkruhet “Videot tani shpërndahen si Reels”. Instagram shpreson se me kthimin e të gjitha videove në Reels, videot mund të kenë një ndërveprim më të madh, efektet e videove janë të qasshme, muzika do të mund që t’u bashkëngjitet videove, dhe videot mund të ripërzihen në Reels-at e ri.
Ky ndryshim është vetëm në fazën e testimit, dhe nuk dihet se sa do të zgjasë. Gjithashtu nuk është e qartë se çka do të ndodhë me videot ekzistuese që janë publikuar në Instagram, dhe se a do të mund që të postohen videot me kohëzgjatje prej 10 minutash, apo ato me 60 minuta tek disa përdorues të verifikuar.
Vitin e kaluar, kreu i Instagram Adam Mosseri, tha se Instagram “nuk sihte më një aplikacion ku mund të shpërndash foto” dhe se kompania ka ndërruar fokusin drejt “kreatorëve, videove, blerjeve dhe mesazheve”. /Telegrafi/
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)