Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today28/03/2023
Derisa kamionçina plotësisht e shumëpritur Tesla Cybertruck i afrohet fillimit të prodhimit këtë verë, gjithnjë e më shumë prototipa janë parë duke qarkulluar në rrugët e Kalifornisë, ku Tesla ka selinë e tij inxhinierike.
Tani imazhe të tjera janë postuar në forumin e Cybertruck Owners Club nga një përdorues që tregojnë atë që duket të jetë prototipi Beta i automjetit, por këtë herë i mungonte fshirësi i tij masiv i vetëm i xhamit, transmeton Telegrafi.
Megjithatë, me një inspektim më të afërt, duket se boshti i fshirësit është ende aty, në këndin e poshtëm të anës së shoferit, por është e paqartë pse makina po lëvizte pa këtë mjet thelbësor.
Fshirësja e Cypertruck ka qenë pjesë e debatit edhe më parë nga të apasionuarit dhe mjeshtrit e makinave, me disa që argumentojnë se nuk do të jetë në nivelin e duhur për të pastruar të gjithë xhamin e përparmë siç duhet, për të cilën Elon Musk u përgjigj me një postim në Twitter në vitin 2021 se konfigurimi që ne kemi parë herë pas here nuk është versioni i prodhimit, duke shtuar se një zgjidhje ideale do të ishte një “fshirëse e vendosshme që ruhet në bagazhin e përparmë”. /Telegrafi/
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)