play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Shëndetsi

IKShPK bën thirrje për bartje të maskës në ambiente të mbyllura

today11/01/2023

Background
share close

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike u ka bërë thirrje qytetarëve për vaksinim ndaj COVID-19 dhe bartje të maskave në ambiente të mbyllura.

Tutje në njoftim thuhet se fillimi i vitit 2023 ka shënuar rritje të rasteve të reja me COVID-19 veçse nuk është regjistruar asnjë vdekje, njofton Klankosova.tv.

“MSh dhe IKSHPK rekomandojnë qytetarët që rritja e rasteve me COVID-19 kërkon edhe masa parandaluese andaj duhet të të jenë të kujdesshëm në zbatimin e masave preventive kundër sëmundjeve ngjitëse duke zbatuar vendimet e Qeverisë, duke bartur maska në të gjitha ambientet e mbyllura, distancë, higjienë, dezinfektues për duar në të gjitha institucionet publike e private dhe të vaksinohen kundër COVID-19”, thuhet në njoftimin e tyre.

Njoftimi i plotë i IKShPK-së:

Të nderuar qytetarë!

Ju lutemi bartni maskat në ambiente të mbyllura dhe vaksinohuni!

Ju lutemi për kujdes të shtuar ndaj COVID-19!

Në vende të ndryshme të botës, po regjistrohen raste të shumta të COVID-19, sepse pandemia akoma nuk ka mbaruar.

Fillim viti ka shënuar rritje të rasteve të reja me COVID, por fatmirësisht nuk kemi te regjistruar asnjë rast fatal.

IKSHPK është duke vazhduar pandërprerë me testimin dhe gjurmimin e të gjitha rasteve, kontakteve të rasteve në komunitet dhe diagnostikimin laboratorik andaj të gjithë personat me kokëdhembje, kollitje, dhembje fyti, vështirësi në frymëmarrje, rrjedhje hundësh, temperaturë, plogështi, humbje e shijes, rekomandohen të testohen.

Me qëllim të përforcimit të imunitetit dhe parandalimit të rasteve të reja dhe formave të rënda të sëmundjes, qytetarët këshillohen që të vaksinohen.

MSh dhe IKSHPK rekomandojnë qytetarët që rritja e rasteve me COVID-19 kërkon edhe masa parandaluese andaj duhet të të jenë të kujdesshëm në zbatimin e masave preventive kundër sëmundjeve ngjitëse duke zbatuar vendimet e Qeverisë, duke bartur maska në të gjitha ambientet e mbyllura, distancë, higjienë, dezinfektues për duar në të gjitha institucionet publike e private dhe të vaksinohen kundër COVID-19.

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%