Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today18/04/2022
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, i është kundërpërgjigjur akuzave të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), se Qeveria ka keqpërdorur 9 milionë euro përmes tenderëve të asfaltimit.
Deputeti i kësaj partie Abelard Tahiri përmes një konference për media, tha se gjatë një hulumtimi që ka bërë partia e tij, ka rezultuar se Qeveria apo Ministria e Infrastrukturës kanë nënshkruar 42 kontrata një burimore, pa publikim të njoftimit për kontratë, vlera e të cilave është rreth 9 milionë euro.
Në lidhje me këtë, zëvendësministri Durmishi për KALLXO.com tha se nuk i ka lexuar këto akuza, por sa i përket tenderëve një-burimor, ai tha se të gjitha janë aneks-kontrata.
“Këto të gjitha janë aneks-kontrata, të cilat janë të përcaktuara me ligj, janë aneks-kontrata për punët shtesë.Domethënë ne vetëm një kontratë të negociuar e kemi realizuar në Ministrinë e Infrastrukturës, vitin e kaluar. Shumica prej tyre janë kontrata të vjetra, domethënë të kaluara që kanë qenë kërkesa për punë shtesë të cilat i kanë kaluar krejt procedurat, por vetëm ka mbetur pa u nënshkruar”, tha Durmishi.
Tutje, ai ka thënë se aneks-kontrata do të ketë gjithmonë, pasi sipas tij, projektet janë të dobëta.
“Mandej gjatë realizimit të punimeve dalin punë të paparashikuara, revitime të projekte e gjëra të tilla dhe rrjedhimisht janë të pashmangshme aneks-kontratat”.
Ndërsa në lidhje me akuzën e PDK-së se janë 42 kontrata një-burimore të nënshkruara, Durmishi tha se nuk e din numrin e saktë, por që sipas tij, janë rreth 20 kontrata që janë nënshkruar menjëherë pasi e ka marrë postin.
“Kurse gjatë kësaj periudhe tjetër nuk e di sa është numri po e them edhe njëherë se të gjitha janë aneks-kontrata për punët shtesë dhe nuk mund të quhen kontrata klasike një-burimore sepse ato kanë të bëjnë me kontrata të negociuara, e këto nuk janë kontrata të negociuara, por aneks-kontrata me pozicione të njëjta, çmime të njëjta qysh i ka kontrata, por për shkak të punëve të paplanifikuara mirë në të kaluarën”, ka thënë për KALLXO.com, Durmishi.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)