play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Shëndetsi

Hurmat janë minierë vitaminash për organizmin

today13/04/2023

Background
share close

I njihni hurmat e Arabisë, frytin që dietologët e konsiderojnë si minierën e vitaminave.

Ky fryt është shumë i shëndetshëm dhe përmban, kalcium, hekur, magnez, sodium, squfur, klor, vitaminat A, B1, B2 dhe D.

Hurmat përmbajnë glukozë të lehtë natyrale që nuk është e dëmshme për shëndetin tonë. Ja disa nga vlerat shëndetësore të hurmave të Arabisë. Forcon mëlçinë dhe e bën të punojë më mirë. Lufton stresin nervor, përmirëson punën e gjëndrave tiroide dhe enëve të gjakut.

Zbut ashpërsinë e fytit dhe largon sekrecionet. Konsumi i saj esëll eliminon askaridet. Forcon muskujt dhe nervat si dhe vonon plakjen. Hurmat freskojnë zorrët dhe i mbrojnë ato nga infektimet. Forcojnë qendrat e trurit, lehtësojnë marramendjen, lufton vëngërinë e syve dhe plogështinë, pastrojnë veshkat dhe normalizojnë urinimin.

Hurmat përmbajnë sheqer natyror, i cili thithet dhe tretet lehtë, kështu është e sigurt dhe dobiprurëse për stomakun dhe zorrët e fëmijëve. Lëngu i hurmave i përzier me qumësht është shumë i dobishëm, me vlera të shumta rregulluese dhe ushqyese si për fëmijët, ashtu edhe të rriturit.

Masa e krijuar nga hurmat e shtypura dhe mjalti përdoret për trajtimin e dizenterisë tek fëmijët, gjithashtu kjo masë zvogëlon dhimbjen dhe forcon mishrat e dhëmbëve gjatë procesit të daljes së dhëmbëve duke lehtësuar këtë proces.

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%