play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

HRW: Rusia mund të ketë thyer ligjet e luftës në Irpin

today08/03/2022

Background
share close

Organizata ndërkombëtare e të drejtave të njeriut, Human Rights Watch, tha se ushtria ruse mund të ketë shkelur ligjet e luftës me sulmin e kryer në qytetin Irpin të Ukrainës.

Për disa orë më 6 mars, forcat ruse kanë bombarduar një kryqëzim rrugësh në qytet, të cilin civilët e kanë përdorur për të ikur nga bombardimet, tha Human Rights Watch.

“Natyra e përsëritur e sulmeve, të cilat sipas Qeverisë [së Ukrainës] kanë vrarë së paku tetë civilë, sugjeron se forcat ruse kanë shkelur detyrimet e tyre me ligjin ndërkombëtar humanitar, për të mos kryer sulme joproporcionale që dëmtojnë civilët”, tha organizata.

Irpini është një qytet i vogël që ndodhet në perëndim të Kievit.

Të martën, autoritetet ruse dhe ukrainase u pajtuan për hapjen e disa korridoreve humanitare për evakuimin e civilëve.

Një korridor i tillë u hap edhe në Irpin dhe guvernatori i rajonit të Kievit, Oleksiy Kuleba, konfirmoi evakuimin e qindra civilëve nga qyteti.

Civilët kanë qenë të bllokuar atje qëkur Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës, më 24 shkurt.

Pushtimi ka nisur me urdhër të presidentit rus, Vladimir Putin, pasi nuk ka marrë garanci nga NATO-ja se nuk do të zgjerohet më në lindje.

Perëndimi e ka dënuar ashpër veprimin dhe ka ndërmarrë disa sanksione të rënda kundër Rusisë.

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%