Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Brendi i njohur Honor ka prezantuar tri pajisje nga seria 70, e ato janë Honor 70, Honor 70 Pro dhe Honor 70 Pro+.
Honor 70 është modeli hyrës në serinë e re, por megjithatë sjell performansa të mira. Ka ekranin 6.6-inç OLED FHD+ me frekuencë freskimi prej 120 Hz, e në mes të ekranit ka kamerën selfie prej 32 MP, transmeton Telegrafi.
Në pjesën e pasme është e vendosur kamera kryesore Sony IMX 800 prej 54 MP. Pajisjen e vë në punë procesori Snapdragon 778G+ i pajisur me 8 apo 12 GB RAM dhe 256 GB memorie të brendshme, e i qassshëm do të jetë edhe versioni me 512 GB.
Telefoni i mençur përdor softuerin Magic UI 6.1 në Android 12, kurse ka një bateri me kapacitet prej 4.800 mAh që përkrahet nga mbushësi prej 66W.
Honor do të jetë i qasshëm në ngjyrë të zezë, gjelbër dhe të kaltër. Shitja e tij do të fillojë më 7 qershor me një çmim prej 337 – përkatësisht 475 euro varësisht nga konfiguracioni i përzgjedhur.
Honor 70 Pro+ posedon procesor Dimensity 9000 i prodhuar me teknologjinë 4nm, me 12 GB RAM dhe 256 memorie të brendshme. Ka ekran 6.7-inç OLED me frekuencë freskimi prej 120 Hz, që mund të realizojë video në formatin HDR Vivid.
Që të tre modelet e reja kanë kamerën Sony IMX800 prej 54 MP. Pro dhe Pro+ kanë edhe kamerën telephoto prej 8 MP me 3x zoom in. Honro Pro+ ka 8 GB RAM dhe 256 GB memorie të brendshme dhe kushton 600 euro, derisa versioni me 12 GB RAM kushton 640 euro.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)