play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Hidrologu Kastrati: Situata nuk do të jetë stabile, reshjet e shiut do të vazhdojnë por me intensitet më të ulët

today19/01/2023

Background
share close

Pas reshjeve të dendura të shiut situatë e rëndë është paraqitur në disa komuna të Kosovës. Janë vërshuar disa objekte banimi, si dhe janë bllokuar disa rrugë në Mitrovicë, Pejë, Skenderaj, Deçan, Istog, etj.

Bashkim Kastrati nga sektori për Hidrologji dhe Prognoza Hidrologjike në Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës në një prononcim për Telegrafin ka thënë se situata në terren është e rënduar në disa pjesë të Kosovës për shkak të reshjeve të shiut.

Ai tha se situata më e rënduar paraqitet në Skenderaj, Mitrovicë, Skenderaj, Junik, etj.

“Me këtë situatë të re, të prurjeve të lumenjve siç po e shohim dhe faktikisht ashtu siç e kemi parashikuar para dy ditëve ashtu dhe ka ndodhur. Kemi vërshime në disa lumenj në disa pjesë të Kosovës, por situata më e rënduar është në Komunën e Skenderajt, Mitrovicës, Pejës, Junikut, etj”, ka thë ai.

Sipas tij, reshjet e shiut do të vazhdojnë por me intensitet më të ulët.

“Reshjet e shiut do të vazhdojnë me intensitet me të ulët, dhe në disa pjesë do të ndërpriten fare. Por, prapë situata nuk është stabile gjatë këtyre ditëve në vijim”, ka thënë Kastrati.

Ndryshe, siç ka raportuar Telegrafi në disa komuna të Kosovës ka vërshime nga reshjet e shumta të shiut duke shkaktuar bllokim të rrugëve dhe përmbytje të disa shtëpive e banesave. /Telegrafi/

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%