play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Haxhiu rikthen temën e tërheqjes së Trustit në Kuvend, ka një kërkesë për deputetët

today28/04/2022

Background
share close

Tërheqja e 30% të Trustit ishte sërish temë sot në Kuvendin e Kosovës. Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu tha se tërheqja e mjeteve të Trustit ka qenë kërkesë e qytetareve, shkruan Gazeta Express.

Sipas tij, PDK-ja këtë kërkesë vetëm e ka përcjellë në Kuvend e Qeveri.

“Ka qenë kërkesë e qytetareve që të mundësohet tërheqja e mjeteve te Trustit. Ne si parti politike me datë 9 mars e kemi proceduar në Kuvend dhe pastaj me 21 mars është përcjellë për vendim në Qeveri. Për fat të keq Qeveria e ka neglizhuar këtë kërkesë të qytetarëve, por I ka hapur rrugë Kuvendit të Kosovës për të vendosur për këtë Ligj”, ka thënë ai.

Më tutje, Haxhiu apeloi tek Komisionet Parlamentare dhe Kryesia e Kuvendit që të trajtojnë me urgjencë këtë kërkesë.

“Nga dje ky Ligj është në duart e deputetëve. Sot kam një apel për Komisionet Parlamentare të përhershme dhe Kryesisë së Kuvendit që këtë projektligj ta trajtojë me urgjencë për shkak të krizës ekonomike dhe që në seancën e radhës të Kuvendit të kemi mundësinë që ta realizojmë këtë kërkesë të qytetarëve me qëllim që atyre t’u mundësojmë që me mjetet e tyre të menaxhojnë krizën ekonomike”, tha ai. /Express/

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%