play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Haki Abazi me kritika për Mimoza Kusarin: Është hendikep i madh që ajo drejton Grupin Parlamentar

today07/10/2022

Background
share close

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, në konferencën e sotme për media ka thënë se s’është duke dalë nga VV-ja, derisa ka adresuar kritika për mënyrën se si po funksionon grupi i deputetëve të Vetëvendosjes brenda Kuvendit.

Ai ka pasur kritika për shefen e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusarin-Lilën, për mënyrën e organizimit të deputetëve të partisë që drejton Albin Kurti. Ai thotë se fakti që ajo s’vjen nga LVV është një hendikep i madh, derisa ka kritikuar Kusari-Lilën se s’ka provuar të krijoj kohezion mes deputetëve.

“Ajo që më ka bërë ta vendos në listën e këtyre çështjeve është një diskutim për mveshje të deputetit me anlfabetizëm. Nuk ka të bëjë kjo fare me mos angazhim apo me mospërgatitje. Ka të bëjë me skenarë që paraqiten në seancat plenare, dhe gjatë debateve të cilat nuk lënë hapsirë të mjaftueshme që deputetët të angazhohen. Dhe kjo ndryshon komplet nga analiza që bëhet se deputetët nuk janë aty për t’u paraqitur në foltore. Shumica e deputeteve kanë gatishmëri që të përgatiten. Por janë dy probleme brenda këtij skenari. Një është ndarja, ndarja se si bëhet në komisione parlamentare. Që shumica e deputetëve vendosen në pika të ndryshme dhe janë të papërgatitur për diskutime. Ekziston një shkëputje e hallkës së diskutimit përmbajtjesor. Dhe e dyta sa i përket GP të Lëvizjes Vetëvendosje, ne kemi një hendikep të madh sepse kemi kryesuese të GP parlamentar një njeri që nuk vie nga grupi parlamentar i yni, dhe as nuk është krijuar dhe as sështë tentuar të krijohet kohezion që deputetët ta japin më të mirën”, ka thënë Haki Abazi.

Ai ka thënë se këto çështje do t’i adresojë edhe në hierarkinë e partisë dhe Qeverisë.

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%