play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Kuriozitete

“Gucci” dhe “Adidas” u bashkuan dhe rezultati janë çizmet që kushtojnë 1.400 euro

today29/01/2023

Background
share close

Marka sportive gjermane “Adidas” dhe marka luksoze italiane “Gucci” shpesh bashkëpunojnë për artikuj dhe koleksione të veçanta veshjesh

Megjithatë, gjithmonë ka një pjesë tronditëse kur kombinojnë të papajtueshmen.

Markat e njohura “Adidas” dhe “Gucci” sërish bashkuan forcat e tyre disenjatore, këtë herë u prodhuan çizme unike me taka dhe në disa ngjyra, transmeton Telegrafi.

Kallëpi i njohur i “Adidas”-it i ngjashëm me këpucët e tenisit ‘gazelle’ dhe eleganca e “Gucci”-t kanë kombinuar të papajtueshmet këtë herë për një çmim të shumë të shtrenjtë.

Çizmet deri te kyçi i këmbës vijnë në disa kombinime ngjyrash, ndërsa këpucët janë bërë për burra dhe gra.

Një version ari dhe i zi me vija jeshile është krijuar për gratë. Në çdo palë mbathjesh bien në sy lidhëset me një ngjyrë të ndryshme, gjë që i shton veçantinë e dizajnit. Ekzistojnë tre versione të disponueshme për meshkuj, versionet e zeza, gri dhe kafe.

Ajo që i bën edhe më interesante këto çizme është çmimi i tyre prej 1,390 euro, çmim ky në tregun gjerman.

– Duke u frymëzuar nga kujtimet e drejtorit kreativ të viteve 80 dhe 90, motivet ikonike të shtëpisë Gucci janë të përziera me ato të markës historike të veshjeve sportive Adidas, duke rezultuar në një sërë pamjesh hibride. Këto çizme kanë pjesën metalike Trefoil dhe Interlocking G, të cilat përshkruhen në faqen zyrtare të Gucci.

Këto mbathje janë diçka mes një ‘deklarimi’, një investimi në modë, një modeli koleksionist dhe një marketingu të mirë që gjithmonë bën jehonë. /Telegrafi/

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%