Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Janë disa pije që nutricistës po i konsiderojnë si shumë të mira për rritjen e imunitetit, raporton “EatThisNotThat”.
Çaji i gjelbër njihet si antioksidant i fuqishëm duke zvogëluar mundësinë e infeksioneve në organizëm. Ai është i pasur më shumë polifenole e flavonide të cilat janë të mirë në zvogëlimin e rrezikut nga sëmundjet e zemrës e të disa llojeve të kancerit, shkruan KOHA.
Kefiri është pije e fermentuat që i përngjan jogurtit, e që bëhet nga shumë lloje të qumështit si ai i lopës e i deles. Ashtu si jogurti edhe kefiri përmban probiotik, agjentë të cilët i ndihmojnë balancimin e mikrobeve të mira në stomak.
Kefiri përmban shumë veti antiiflamatore, antimikrobiale, të cilat ndihmojnë sistemin imunitar të luftojë infeksione edhe atëherë kur trupi pëson ndonjë plagë të jashtme.
Çaji me gjingjer dhe limon bëhet duke prerë copëza limoni e copëza të rrënjës së gjingjerit dhe duke i përvëluar me ujë të nxehtë. Më vonë mund të i shtohet edhe pak mjaltë për shije. Kjo pije përmban shumë vitaminë C dhe njihet si pije që ndikon mirë në pastrimin e zorrëve duke ndihmuar organizmin të luftojë kundër sëmundjeve të ndryshme si dhe infeksioneve.
Lëngu i përbërë 100% nga portokalli e grejpfruti është i mirë të pihet kur një person ka ndonjë grip apo virus. Pasi kjo pije përmban shumë vitaminë C e folate, mund të ndihmojë trupin të luftojë infeksionet.
Lëngu i domates gjithashtu është antiiflamator shumë i fuqishëm dhe i ndihmon sistemit imunitar të luftojë shumë sëmundje. Domatja përmban shumë vitaminë C që njihet si vitamina kryesore që i duhet organizmit kundër inflamacioneve të ndryshme.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)