Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj ka thënë se Ushtria e Republikës së Kosovës e gatshme për çdo mision ushtarak.
Mehaj përmes një shënimi në Facebook ka shtuar se Regjimenti i parë i Këmbësorisë është në fazën intensive të trajnimit dhe përgatitjes së njësive të saj.
“Trupat e R1K janë duke kryer trajnim me sistemet e reja të armatimit me të cilat është pajisur FSK së fundi, me fokus operacionet e mbrojtjes dhe sulmit në nivel Skuadre, Togu dhe Kompanie”, deklaroi ai.
“Trajnimet e vazhdueshme, bashkëpunimi dhe vullneti i ushtrisë së Republikës së Kosovës, janë tregues të gatishmërisë për pjesëmarrje në çdo mision të NATO-s”, ka përfunduar Mehaj duke i bashkangjitur njoftimit edhe disa fotografi nga trajnimet e njësiteve ushtarake.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)