play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Festa e futbollit mes Zvicrës dhe Kosovës mbyllet baras, Dardanët rivalë të denjë për Helvetikët

today29/03/2022

Background
share close

Zvicra dhe Kosova kanë barazuar 1-1 në ndeshjen miqësore të zhvilluar në Zurich.

Ndeshja mes Zvicrës dhe Kosovës doli të jetë interesante, me raste nga të dyja anët, ku nuk munguan as golat në pjesën e dytë.

Rastin e parë në ndeshje e kishte Xherdan Shaqiri, i cili gjuajti nga godita e dënimit, por lartë mbi portë.

Kosova u kundërpërgjigj me një rast, kur Blendi Idrizi harkon në zonë, ndërsa Amir Rrahmani gjuaj lehtë  në duart e portierit.

Rastin më të mirë në pjesën e parë për Dardanët e kishte Valon Berisha, i cili gjuan bukur me kokë, por portieri Kobel pret me shumë mund.

Në minutën e 39-të Aro Muric bën një pritje të mirë në goditjen e Zuber, duke mos lejuar gol.

Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri provuan nga distanca, i pari gjuajti jashtë, ndërsa goditja e të dytit pritet nga Muric.

Kosova e nisi shumë mirë pjesën e dytë, duke shënuar që në rastin e parë.

Zymer Bytyqi merr një top para zonës, pason te Milot Rashica i cili shënon për 1-0 në minutën e 53-të të takimit.

Por epërsi e lojtarëve tanë nuk zgjati shumë, pasi që Jordan Lotomba shfrytëzoi një harkim në zonë për të shënuar për 1-1.

Pas të dy golave, njëherë Granit Xhaka u largua nga loja, ndërsa pas tij edhe Xherdan Shaqiri.

Kosova tentoi me disa harkime të fitonte ndeshjen, por në momentet e fundit nuk ishin të saktë.

Në anën tjetër as Zvicra nuk është se bëri më shumë për të fituar nga Kosova.

Një barazim i mirëseardhur për Kosovën e Alain Giresse, kundër një skuadër me vlera si ajo e Zvicës që do të luajë në Kampionatin Botëror. /Telegrafi/

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%